Fotoja e djalit që ka shkuar me fustan në dasmën e prindërve kthehet në sensacionin e rrjeteve sociale…

Lifestyle

Një çift i sapo martuar lejoi djalin 2-vjeçar që të vishej me fustan në dasmën e tyre, pasi refuzoi të vishte një kostum. Joanna Minuzzo, 39 vjeçe u martua me partnerin e saj Najee, 31 vjeç në maj të këtij viti. Të dy janë me origjinë nga Skocia dhe jetojnë në Cairns, Australi.


Gjatë ditës së saj të madhe, nëna e tre fëmijëve i propozoi djalit tre veshje. Ndër to ishte dhe një fustan, të cilin e kishte marrë nga veshjet e vajzës. Kështu, djali shkoi në dasmë me një fustan blu. Ka patur edhe raste të tjera kur i ka kërkuar të veshë fustanet e motrës. Në fillim, Joanne i thoshte jo, por më pas vendosi që djali i saj të rritet i lirë dhe të bëjë çfarë dëshiron.