Princi Harry i është hapur Oprah Ëinfrey për Princeshën Diana në intervistën e shumë pritur me gruan e tij shtatzënë Meghan Markle, e cila do të dalë në ekranet britanike në ITV në 7 Mars.
Në një nga dy videot e CBS, Duka i Sussex ndau frikën e tij për të ardhmen duke aluduar se mund të kishte ndodhur e njëjta histori si me mamanë e tij.
“Shqetësimi im më i madh ishte përsëritja e historisë,” tha ai, për vdekjen e parakohshme të Princeshës Diana në 1997. Lady Diana Spencer u vra tragjikisht në një aksident me makinë në Paris në moshën 36 vjeç, pasi u ndoq nga një grup fotografësh .
Aksidenti, i cili gjithashtu mori jetën e partnerit të princeshës Dodi Fayed dhe shoferit të automjetit, Henri Paul, shkaktoi një hidhërim në të gjithë botën dhe vuri në pikëpyetje trajtimin që shtypi I bënte ikonës së asaj kohe.
Harry gjithashtu tha “Unë thjesht ndihem I lehtësuar dhe i lumtur që jam ulur këtu duke folur me ty me gruan time në krah, sepse nuk mund ta imagjinoj si mund të ketë qenë për të (Dianën), të kalonte nëpër këtë proces vetë gjatë gjithë atyre viteve kohë më parë”
“Ka qenë tepër e vështirë për ne të dy, por të paktën kishim njëri tjetrin”.
Nga media këto fjalë të Harryt janë përkthyer si një qortim dhe ndaj babait të tij i cili e la Dianën vetëm në atë kohë të vështirë.
Kjo është hera e parë që edhe pse shumë pak Harry ka folur për vdekjen e Dianës.