Fobi nga merimangat? Ja si ta luftoni!

Lifestyle

 

fff

Një studim i ri hedh dritë mbi terapinë e frikës nga merimangat, një nga fobitë më të zakonshme te njerëzit. Shkencëtarët e Universitetit të Kolumbisë kanë pohuar se arachnophobia daton qindra mijëra vjet më parë. Sa herë që shohin merimanga, disa individë përjetojnë panik, siklet deri në ekstrem. Për këtë duhet të dini se kjo fobi luftohet nëpërmjet asaj që quhet terapia e ekspozimit. Njerëzit ekspozohen me burimin e fobisë së tyre në një ambient relaksues dhe në mendjen tuaj fokusohet një “memorie e re”, e cila zëvendëson të vjetrën, frikën ndaj merimangave. Në studim, pjesëmarrësit janë ekspozuar ndaj fotove të merimangave, ndërkohë që studiuesit monitoronin aktivitetin në amygdala, pjesë e trurit në hemisferën cerebrale përgjegjëse për përjetimin e emocioneve si frika dhe zemërimi. Pjesëmarrësit që iu nënshtruan 10 herë seancës kishin më pak veprimtari në këtë zonë të trurit. Ideja tregon se ekspozimi i gjatë dobëson frikën e individit mbi faktorin që shkakton këtë fobi.

Kjo i lejon njerëzit të krijojnë kujtime të reja dhe të ndalojnë frikën ekstreme.

“Një modifikim i thjeshtë i trajtimeve ekzistuese ndoshta mund të përmirësojë efektet”,- është shprehur njëri nga studiuesit.

Megjithatë kjo nuk do të thotë se ju duhet ta praktikoni sa herë që shihni një merimangë. Gjithçka duhet lënë në dorën e profesionistëve, por duhet të kuptoni se arachnophobia nuk duhet të sundojë jetën tuaj.