Fjalët e fundit të mbretëreshës Elisabeth dhe djalit të saj për princin Philip pas vdekjes; 73 vite të kaluara bashkë…

Lifestyle

Më në fund mbretëresha Elisabeth ka thënë fjalët e saj për bashkëshortin pasi ai është ndarë nga kjo jetë në moshën 99 vjecare. Në një postim zyrtar nga pallati mbretëror fjalët e saj janë:

“Ai ka qenë thjesht fuqia ime dhe qëndrimi im gjatë gjithë këtyre viteve. Unë dhe e gjithë familja e tij dhe shumë vende të tjera i detyrohemi atij një borxh shumë më të madh nga çfarë ai mund të pretendonte ndonjëherë”, ka thënë mbretëresha asokohe dhe ky mesazh është shkëputur sot për të shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Princit Philip.

Këto fjalë janë shoqëruar me një fotografi dhe datojnë në vitin 1877 dhe duket se ky ka qënë mesazhi i Elizabethës, fjalë të cilat gjejnë vende dhe pas kaq shumë vitesh…

Kujtojmë se disa javë më parë Princi Philip u shtrua në spital në gjendje të rëndë dhe në muajin qershor ai do të festonte 100-vjetorin e lindjes.

Gjithashtu princi Charles ka dhënë një mesazh për babin e tij:

Mesazhi i Princit Charles:

Doja të thoja se im atë, përgjatë 70 viteve të fundit, i ka dhënë shërbimin më mbresëlënës dhe të devotshëm, Mbretëreshës, familjes sime, dhe atdheut, por edhe të gjithë Commonëealth-it.

Siç mund ta imagjinoni familjes sime dhe mua na mungon babai ynë pamasë. Ai ishte një figurë shumë e dashur dhe e vlerësuar dhe mund të imagjinoj se do të prekej thellësisht nga numri i njerëzve, këtu dhe në vendet e tjera dhe në Commonëealth, që mendoj ndajnë me ne dhimbjen dhe pikëllimin.

Babai im i dashur, ishte një person shumë i veçantë, që mendoj mbi të gjitha do të ishte mahnitur nga reagime dhe fjalët prekëse që janë thënë për të. Dhe nga kjo pikëpamje, ne, familja jonë, jemi thellësisht mirënjohës për këtë gjë. Do të na japë shpresë përgjatë kësaj humbjeje dhe kësaj kohe të vështirë. Faleminderit.