Është 5 vjeç dhe fiton 18 Milion $ në vit nga Youtube, njihuni me Anastasia Radzinskaya

Lifestyle

Anastasia Radzinskaya, 5 vjecarja nga Rusia, është në krye të listës Forbes për Youtube-r i vitit. Ajo është në vendin e tretë dhe për një vit ka arritur të fitojë rreth 18 Milion $ përmes kanaleve të saj në Youtube.
Ka 6 kanale në Youtube të cilët ndiqen nga një audiencë prej 107 milion persona por  më i famshmi është ” Like Nastya Vlog “, i cili ka 42.3 milion subscribers.


Por si nisi? Kur Radzinskaya lindi, mjekët mendonin se ajo vuante nga një sëmundje e cila do ta pengonte atë të fliste. Kështu që prindërit e saj i bënin video teksa ajo bënte veprime të zakonshme në përditshmërinë e saj, të cilat me kalimin e kohës filluan të kishin një shikueshmëri më të madhe.
Që në moshë të vogël, ajo ka nënshkruar kontrata me markat më të njohura.