Një trup i mirë është shumë i rëndësishëm për të gjithë njerëzit. Por disa e kanë të vështirë të mbajnë një peshë konstante dhe luftojnë duke provuar lloje të ndryshme dietash dhe ushtrimesh. Por disa gjëra janë më të thjeshta nga ç’mund të mendoni. Përdorimi i erëzave është një bonus për ju. Erëzat ju ndihmojnë për të pasur një organizëm dhe trup të mirë. Shfletoni galerinë për të parë disa prej erëzave që duhet të përdorni.
Kanella përmirëson shëndetin dhe trupin tuaj. Ajo përmirëson ndjeshmërinë e insulinës, ka efekte antidiabetike dhe është një antioksidant i fuqishëm.
Shafrani i Indisë është një erëz që përmban anti-inflamatorë të fuqishëm, të cilët ndihmojnë muskujt tuaj të riparohen shpejt pas ushtrimeve. Ai redukton dhembjet, ënjtjet dhe ul rrezikun e sëmundjeve inflamatore.
Xhenxhefili është një anti-inflamator dhe ndihmon sistemin tretës. Ai ka enzima mbështetëse për tretjen.