Nqs bebi juaj do të vijë në këtë periudhë të bukur festash, ne ju sugjerojmë disa emra të cilët kanë një kuptim të vecantë.
Për vajza:
Maria, emri më i rëndësishëm në Dhiatën e Re. Nëse kërkoni më shumë stil, atëherë keni disa variante që rrjedhin prej këtij emri, si për shembull Maire, Mei, Mitzi, Molli, Maura, Marieta, etj.
Natalia Një emër franko-rus, i cili mori formë amerikane para disa vitesh dhe tani një brez i ri po e ringjall, për t’iu bashkuar simotrave Sofia dhe Bela. Renditet në vendin e 21-të në emrat më të përdorur. U vihet vajzave që lindin gjatë periudhës së Krishtlindjes, sepse do të thotë “lindje”.
Neva Ky emër është ndjellës dhe magjik, të jep ndjesinë e diçkaje të freskët, të pastër dhe të dëlirë. Mund të jetë një alternativë e mire si emër i dytë, edhe në një gjuhë tjetër si varianti Neva. Ky emër e ka origjinën nga latinishtja “nivis”, që do të thotë borë. Forma të tjera të këtij emri janë Neva, Aneira, Eira, Nevada (mbuluar nga bora), Nevara (bie dëborë) etj.
Stela është një emër qiellor, por edhe tokësor njëkohësisht. Stela vazhdon të jetë pjesë e klasifikimit të 100 emrave më të përdorur dhe renditet në vendin e 70-të. Yjet janë simbol i Krishtlindjes, pasi ishin pjesë e panoramës natën e lindjes së Krishtit.
Eva është emri më i vjetër në Bibël dhe kohët e fundit po rikthehet me shumë stil duke përfaqësuar virtytet e thjeshtësisë dhe fuqisë ndryshe nga emrat e tjerë me një rrokje si Ana. Edhe pse emri Eva ka të ngjashëm emrat Ava, Avery, Evelyn, Evie, ai ruan atë stilin klasik të një emri të të gjitha kohërave.
Për djem:
Emri Nikolas, edhe pse ka humbur terren kohët e fundit (ka qenë një ndër dhjetë emrat më të përdorur nga viti 1993 deri në vitin 2002) vazhdon ende të mbetet një emër popullor edhe klasik, i cili përbën një zgjedhje tërheqëse. Një emër grek me rrënjë nga “Niki”, perëndesha e fitores, është shumë i përdorur në Dhiatën e Re. Ai nënkupton edhe Shën Nikolasin, babagjyshi simpatik që mban thasë me lodra çdo vit të ri.
Noeli është një emër i sofistikuar britanik, i cili përfaqëson krijimtarinë dhe mençurinë. Një emër që përzgjidhet gjerësisht për fëmijë të lindur gjatë periudhës së Krishtlindjes. Noeli renditet në vendin 383 në Shtetet e Bashkuara, në vendin e 92-të në Gjermani dhe në vendin e 56-të në Suedi. Me origjinë franceze, emri ka edhe pesë variante të përdorimit të tij: Nata, Natal, Natale, Nouel dhe Nouell.
Emri Kristian ka qenë pjesë e 25 emrave më të përdorur që nga viti 1996 dhe jo shumë larg emrit të ngjashëm Kristofer, i cili renditet në vendin e 35-të dhe është shumë popullor. Kristian është një emër i përshtatshëm për bebet që lindin në atmosferën e festës së Krishtlindjes.
Gabriel Nga emri hebre Gavri’el, që do të thotë “burrë i fortë i Zotit”. Gabrieli ishte një ndër shtatë krye-engjëjt dhe shfaqet si në Dhiatën e Vjetër ashtu edhe në Dhiatën e Re. Ishte engjëlli që shërbente si lajmëtar i lindjes së Jezusit.