Mbretëresha Elizabeth është personazhi më karizmatik i familjes mbretërore britanike, njëherazi edhe më jetëgjata në drejtimin e saj. Edhe pse shpeshherë përshkruhet si një ”tirane” sidomos kur bëhet fjalë lidhur me respektimin e etikës mbretërore, ajo ka treguar që është mbështetësja më e madhe e familjes së saj, sidomos dukës së Cambridge William dhe dukës së Sussex-it, Harry, por edhe fëmijëve të tyre. Përveçse një stërgjyshe e dashur, sunduesja 93 vjeçare shikon tek ata edhe pasardhësin e saj të ardhshëm, i cili do të trashëgojë një prej froneve më të lakmuara në botë.
Por e dini cili është i preferuari i saj? E dimë, tingëllon paksa keq e thënë kështu pasi të gjithë kanë rëndësinë e tyre, por stërgjyshja Elizabeth ka një emër në mendjes: princesha Charlotte, e jo vetëm për faktin se vogëlushja është kopja identike e mbretëreshës Elizabeth dhe këto foto e vërtetojnë më së miri këtë ”teori”, por për shkak të karakterit të saj.
Charlotte ka të gjitha indiciet për të qenë lidere e duhur, di si ta respektojnë të tjerët, respekton rregullat e komunikimit me të rriturit dhe ka një shkathtësi të dukshme, krahasuar me George, i cili është i turpshëm.