Elisa Spiropali tregon kuptimin e veçantë të emrave të dy fëmijëve të saj

Lifestyle

Elisa Spiropali tregon kuptimin e veçantë pas emrave të fëmijëve të saj.

Elisa u ndal veçanërisht tek pjesëtari i ri i familjes që erdhi në jetë në janar të këtij viti.

Spiropali zgjodhi që djalin ta quante Kren.

Veçse fëmijët e saj lanë emra shqiptarë, ajo bëri një lidhje tjetër të lezetshme, të cilën e tregoi sot.

“Unë kam zgjedhur që vajzës dhe djalit t’u vë emra të shkurtër që kanë kuptim shqip. Nalta- do të thotë nalt, lart dhe Kren- si shqipja me dy krena (kokë). Kështu që edhe të dy bashkë, duket sikur kanë një kuptim, pra Kre-Nalt ose “kryenalt”.”- u shpreh ajo.

Elisa Spiropali dhe partneri i saj Salarjon Tota, me të cilin u martua në tetor 2014, janë prindër të një vogëluesheve 5-vjeçare, Nalta dhe djalit, Kren, 1 muajsh.