Dasma mbretërore shqiptare e cila bashkoi Princin Leka me Elia Zaharia është lakmuar shumë nga media ndërkombëtare duke u konsideruar si një ndër 10 dasmat më të bukura të vitit 2016.
Por nuk mbaron me kaq, pasi revista e njohur spanjolle Hola, e ka shpallur Elia Zaharias, nusja e vitit 2016.
Këtë informacion e ka shpërndarë vetë Elia në faqen e saj në Instagram dhe padyshim që është një vlerësim shumë i madh për një nuse plot hijeshi si Elia.
Revista spanjolle ka rënditur nuset dhe dasmat më të votuara nga lexuesit e saj për vitin 2016.
Ajo kryeson me më shumë se 10 mijë vota, dhe ndiqet nga nusja spanjolle Marta Hazas y Charlotte Wellesley.
“Pas shumë vitesh lidhje, Princi Leka i Shqipërisë dhe aktorja Elia Zaharia janë martuar më në fund në Tiranë, në tetorin e kaluar, në një ceremoni civile që mblodhi shumë përfaqësues mbretërore nga Evropa.
Lexuesit e Hola.com e kanë votuar si dasmën e preferuar dhe nusen më të hijshme për vitin 2016. Elia Zaharia, nusja e vitit kryeson me 9,677 vota”, shkruan Hola. /