1.Boronica është e pasur me vitamina C, A, dhe minerale, po ashtu ajo përmban nivel të lartë të kaliumit.
2.Studimet kanë treguar se boronica e kuqe ka efekt pozitiv kundër infeksioneve bakteriale të traktit urinar.
3.Ky frut pengon gjithashtu bakteret që të shumohen në muret e kanalit urinar.
4.Boronica e kuqe eliminon rrezikun e sëmundjeve dhe mishit të dhëmbëve.
5.Kjo e fundit, është e mbushur me bioflavonoide, të cilat veprojnë si një antioksidant që parandalon plakjen e organizmit, kanë efekt pozitiv në enët e zemrës dhe gjakut, dhe është mjaft efektive kundër disa llojeve të kancerit të tilla si kanceri i gjirit dhe ai i zorrës së trashë.
6.Sipas studimeve, boronica lufton diabetin sepse ajo ul nivelin e sheqerit në gjak.