Lëngu i luleshtrydhes është një pije që fsheh një numër të madh dobish shëndetsore për organizmin. Ekspertët nga Universiteti në Uaruik në Britani kanë vëzhguar ndikimin e luleshtrydheve në shëndetin e zemrës dhe enë të gjakut dhe me këtë rast kanë zbuluar se si ekstraktet e dredhëzës e aktivizojnë një proteinë mjaft të rëndësishme në organizëm.
Këtu bëhet fjalë për proteinën Nrf2, për të cilën është vërtetuar se posedon ndikim antioksidues, si dhe ndikon në formulat mbrojtëse dhe në zvogëlimin e sasisë së lipoideve dhe kolesterolit në gjak.
Hulumtimet e hershme kanë treguar se si konsumimi i luleshtrydheve ul sasinë e glukozës, si dhe kolesterolin LDL, njëherësh duke ulur rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e diabetit dhe sëmundjet tjera të zemrës.
Ky është hulumtimi i parë që ka zbuluar mekanizmin e ndikimit të luleshtrydhes në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit. Ndërkohë është konstatuar se lëngu i luleshtrydhes që është 100 për qind natyral, ka efektin më të madh ndaj shëndetit. /albeu.com/