Edhe bukë, edhe gjellë..ja pse të dielës i duhet tavë patate me krem

Lifestyle

Në qoftë se dy javë më parë kishit mundësinë të hanit ku të donit, kuptohet ku ua lejonte xhepi, apo të porosisnit jashtë, këto ditë bëni mirë të mësoheni me kuzhinën e shtëpisë. Kështu që tava me patate e krem s’ka pse të mungojë në meny. Bëhet për 5 minita dhe hahet në pak sekonda.

Përbërësit: 1 kg patate të pastruara, 1 qepë e vogël, 70 g pancetë, 200 g djathë kaçkavall dele i butë, 50 g gjalpë, 600 ml krem vegjetal nga orizi, kripë, trumzë.

Përgatitja: Pastrojmë patatet dhe i presim në feta, i ziejmë 8 minuta me ujë dhe kripë. Ndërkohë në tigan pjekim pancetën sa të bëhet kërce, e largojmë nga tigani dhe e vendosim në pjatë. Heqim yndyrën nga tigani dhe shtojmë gjalpin, kaurdisim qepën derisa të zverdhet. E largojmë nga nxehtësia, shtojmë panceten dhe kremin e orizit. Kullojmë patatet dhe i shtrojmë në tavë, shtojmë kremin dhe djathin. E përziejmë me kujdes dhe e vendosim në furrë të parangrohur për 20-25 minuta me 180 gradë.