E vetmja që mund ta telefonojë në numrin personal; Ja cila nga dukeshat është e preferuara e mbretëreshës Elisabeth

Lifestyle

Kate, Dukesha e Kembrixhit, thuhet se ka një linjë të drejtpërdrejtë kontakti me Mbretëreshën Elizabeth II, duke theksuar lidhjen e fortë midis tyre.

Duncan Larcombe, eksperti mbretëror, pretendon që Dukesha dhe mbretëresha flasin rregullisht për çështje mbretërore dhe personale. Komentet e tij pasojnë raportet qënë fillim të lidhjes së saj me Ëilliam thonin se mbretëresha nuk ishte e kënaqur me Katin sepse ajo u mundua shumë pak për të qënë pjesë e familjes mbretërore.   Z. Larcombe pretendon se Mbretëresha i afrohet Kate për këshilla për çështje  të ndryshme dhe gjithmonë pyet rreth fëmijëve të saj.

Ai tha: “Kate ka linjën e saj të drejtpërdrejtë për të folur me Mbretëreshën dhe ajo e telefonon atë për ta kontrolluar dhe për t’i dhënë asaj azhornime për fëmijët.

“Ajo gjithmonë mbështetet tek ajo për këshilla. Besohet se Kate ishte ajo që i mësoi Mbretëreshës se si të përdorë Zoom,kështu që ajo mund të shohë stërnipërit e saj dhe të qëndrojë e lidhur gjithmonë “.

Mbretëresha thuhet gjithashtu se “po përgatit një surprizë ”për Kate për të shënuar 10 vjetorin  e martesës së  saj dhe Ëilliam, sipas z. Larcombe.

“Kate dhe Mbretëresha kanë një marrëdhënie fantastike”.

Kate u bë një anëtare e plotë e Familjes Mbretërore pasi u martua me Ëilliam në 2011.

Le të kujtojmë që sipas serialit “Thë crown”, as lady Diana nuk kishte një lidhje të drejtpërdrejtë me mbretëreshën. Për të lënë një takim ajo duhet të fliste më parë me stafin e saj.