E hëna ‘vegane’, tashmë e vendosur me ligj në këtë vend!

Lifestyle

vegan

Në Berkeley, në Kaliforni, SHBA, e hëna është bërë vegane. Nuk bëhet fjalë për një iniciativë të atyre që ndjekin dietën vegane, por për një zgjidhje të aprovuar nga Këshilli Bashkiak i qytetit. Pra, me ligj, një herë në javë, qytetarët do të duhet të ushqehen “gjelbër”. Të gjithë ceremonive dhe eventeve të organizuara në qytet do u shërbehet ushqim vegan. Iniciativa është një fushatë sensibilizimi kundër konsumit të ushqimit dhe impaktit ambiental që vjen nga kjo, deri në fund të vitit.

vegan food
Lajmi bëhet i ditur nga rrjeti ABC7. ”Nuk po kërkoj të hiqet dorë nga mishi. Po u kërkoj të gjithëve të mendojnë si të ulim konsumin e tij”, ka deklaruar Kate Harrison, këshilltarja që ka prezantuar zgjidhjen. “Thuajse një e treta e problemit tonë të lidhur me ndryshimet klimaterike, vjen nga zooteknika dhe nga prodhimi i mishit dhe përpunimit të tij, që vijon, ka shtuar Kate. Një iniciativë mjaft interesante që mund ta “përqafojë” dhe populli shqiptar.