E gjithë Anglia kundër tyre; Kate dhe William thyejnë dy rregulla të rëndësishme

Lifestyle

Anglia për momentin nuk ndodhet në një situatë të mirë përsa i përket covid-19. Shumë vende të BE kanë mbyllur kufijtë pikërisht prej mutacionit të virusit që ka sjellë Anglia.

Rregullat e tjera janë të forta aq sa nuk lejohen më shumë se 6 persona të një familje të qëndrojnë së bashku.

Kate dhe William i janë bashkuar familjes së Edward, xhaxhait të William dhe më pas dalë edhe një shëtitje duke u bërë një grup prej 9 vetash bashkë me fëmijët e tyre. Pra rregullat e daljes dhe e mbledhjes së 6 personave të dyja janë thyer nga familja mbretërore.

Mediat menjëherë kanë shkruar për thyerjen e rregullave nga ana e tyre  por deri tani asnjë nuk ka kthyer një përgjigje.