Donald Trump hedh akuza mbi Meghan Markle…

Lifestyle

Ish Presidenti i SHBA, Donad Trump ka akuzuar Meghan Markle që ajo është duke e përdorur Princin Harry duke thënë se asnjëherë nuk i ka pëlqyer prezenca e Markle në jetën e Princit!

Trump, Markle, dhe Harry kanë një mosmarrëveshje. Kur interpretonte në serialin “Suits” në 2016, Markle bëri një deklaratë publike në “The Nightly Show me Larry Wilmore” dhe e quajti kantidatin republikan “përçarës”dhe “misogjen” para se të deklaronte hapur mbeshtetjen për Hilary Clinton.

Komentet e saj u rikthyen në vëmendjen e Trump gjatë fushatës zgjedhore në 2019 gjatë një interviste me gazetën prestigjoze britanike, The Sun! Në këtë kohë ai u tha gazetarëve që nuk e dintë që Markle ishte aq e keqe. Më vonë Trump në qershor të 2019 i tha Piers Morgan që nuk i ishte referuar asaj me fjalën “e keqe”, por nënkuptonte se ishte treguar e keqe me të.

Trump e tha hapur mendimin e tij për Dukeshën e Sussex në intervistën e së martës duke thënë se Duka i Sussex është përdorur në mënyrë skandaloze nga Markle.

“Nuk më pëlqen Meghan Markle. Nuk më ka pëlqyer që ditën e parë. Mendoj se Harry po përdoret në mënyrë të tmerrshme dhe një ditë do të pendohet për këtë”, ka thënë Trump. “Mendoj se ajo ka qenë shkak për krisjen në familjen mbretërore dhe kjo e lëndon Mbretëreshën”.