Princ Harry, siç raportojnë mediat britanike, është larguar nga UK dhë ka fluturuar drejt Los Angeles, në shtëpinë e tij, pak ditë pasi përcolli gjyshin e tij, princin Philip për në banesën e fundit.
Ai është rikthyer në shtëpi tek gruaja e tij shtatzënë Meghan dhe djali i tyre Archie, një ditë pasi u raportua se ai do të qëndronte edhe për ditëlindjen e gjyshes së tij, në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me familjen.
Por sipas MailOnline, ai ka fltuturuar drejt Los Angeles me linjën American Airlines ndërsa makina e tij është parë në shtëpinë e tyre në Montecito. Me sa duket, përpjekja e tij për t’i rregulluar gjërat, nuk ka funksionuar.