Do festoni Halloween-in? Ruajini fëmijët nga këto gjëra!

Lifestyle

halloween kids
Festa e Halloween-it, prej disa vitesh pritet me interes edhe në Shqipëri. Sidomos nga fëmijët, maskat janë kthyer në trendin e ditëve të fundit, në pritje të festës së shtrigave. Grimi i personazhit të preferuar, veshjet me personazhet e preferuara, në fakt, veç pjesës së argëtimit, sjellin edhe efekte në shëndetin e fëmijëve, sidomos tek ata që vuajnë nga alergjitë apo komplikacione të tjera. Shqetësimi i prindërve mund të qetësohet disi nëse ndiqni me kujdes disa këshilla që, më së shumti, u drejtohen fëmijëve që vuajnë nga astma apo alergji të tjera. Gjatë përgatitjeve, është shumë e rëndësishme që prindërit dhe fëmijët të kenë parasysh disa këshilla:

 640 0 5bd8b1f4e0de4

Maskat: Bëni kujdes që fëmijëve me astmë t’u gjeni një kostum pa maskë, sepse kjo e fundit u vështirëson atyre frymëmarrjen normale. Edhe kostumi të mos jetë i ngushtë apo i ngjitur pas trupit, që të pengojë frymëmarrjen.

Grimi i Halloween-it mund të shkaktojë reaksione alergjike, ndaj këshillohet të përdorni vetëm produkte të një cilësie të lartë dhe para se ta përdorni, provojeni për të kuptuar nëse ka rrezik për ndonjë reaksion apo alergji.

 640 0 5bd8b2134a875

Kontrolloni ushqimet. Bëni kujdes me produktet e paetiketuara dhe para se fëmijët t’i konsumojnë, kontrolloni etiketat e tyre. Nëse keni fëmijë që vuajnë nga alergjitë, ata duhet ta dinë se cilat janë ushqimet që bëjnë dhe nuk bëjnë për ta.

Mos u dhuroni fëmijëve ushqime. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë – t’i shmangni nga alergjitë dhe helmimet.