Edhe pak ditë na ndajnë nga stina e vjeshtës dhe ndikimi i saj ka nisur të ndjehet që tani. Temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme, madje në disa vendeka patur edhe reshje shiu.
Megjithatë përsëri temperaturat i kalonin 37 gradë në zonat bregdetare. Por në ditët e fundit të verës temperaturat do të ndryshojnë duke filluar nga sot. Termometri do të arrijë deri në 35 gradë celsius. Situata do të vazhdojë të jetë e tillë deri në fund të javës kur edhe do të fillojë rënia e temperaturave.
Pra këshilla jonë është t’i shfrytëzoni sado pak këto ditë për të bërë plazh sepse shumë shpejt moti do të prishet dhe verës do t’i vijë fundi!