Dita e sotme ka nisur me temperatura të larta dhe maksimumi në mesditë do të shkojë deri në 35 gradë.
Këto temperatura gjithsesi do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, madje do të vihet re edhe një rritje e tyre. Fundjava parashikohet të ketë temperatura përvëluese, që do të shkojnë deri në 38 gradë. Në të gjitha zonat bregdetare do të ketë mundësi për të bërë plazh dhe nuk parashikohen reshje shiu.
I nxehti afrikan megjithatë nuk do të largohet nga vendi ynë, pasi do të jetë i pranishëm edhe javën tjetër, ku e hëna dhe e marta parashikohen të jenë ditët më të nxehta të muajit. Termometri parashikohet të shkojë deri në 40 gradë…