1- Kujdesuni për to. Pastrojini rregullisht, mos i kafshoni, mos ushtroni forcë mbi to, lajini me furçë të posaçme. Mos i prisni me gërshërë, apo prerëse të zakonshme. Limojini gjithnjë në një drejtim, dhe jo lart e poshtë.
2- Përdorni xhel mbrojtës për thonjtë. Veçanërisht kur ata janë te dobët, përdorni xhelin mbrojtës për te parandaluar dëmtimet eventuale. Sa më cilësore të jetë geli, aq më mirë mbrohen thonjtë.
3- Hidratoni sipërfaqen e tyre. Ashtu sikurse edhe lëkura, edhe sipërfaqja e thonjve ka nevoje për hidratim. Lëndët me përmbajtje avokado janë të rekomanduara.
4- Përdorni Biotin. Biotina është Vitamina B, e cila rrit fortësinë e thonjve. Përgjithësisht edhe multivitaminat kanë në përmbajtjen e tyre Vitaminën B, po kështu edhe Vitaminat B kompleks. Gjithsesi, rekomandohet që përpara të kaloni për një konsultë tek doktori përkatës.
5- Mos i kafshoni. Nëse i kafshoni ato, jo vetëm që po çoni dëm kujdesin që keni treguar, por rrezikoni që t’i dëmtoni edhe më shumë ato. Nëse e keni këtë zakon, lidhini ato me një fashë speciale për 21 ditë. Kjo është koha e mjaftueshme për të harruar zakonin e keq.