Dieta me kastravecë, ja si të humbisni 7 kilogramë

Lifestyle

ggeeggegg.jpg

Dieta e mëposhtme me kastravecë do t’ju ndihmojë të hiqni rreth shtatë kilogramë për vetëm dy javë. Kjo dietë është e mirë për djegien e dhjamit të tepërt, si dhe njëkohësisht e furnizon trupin me të gjitha vlerat e nevojshme ushqyese për funksionim të duhur të tij.

Dieta me kastravecë:

Për mëngjes: Sallatë me kastravecë dhe dy vezë të ziera

Para dreke: Një mollë të madhe dhe një pjeshkë (më të vogël se 200 gramë)

Drekë: Bukë gruri dhe sallatë me tranguj

Zemër: Pije e përzier me mollë, spinaq, kastravecë, xhenxhefil, bajame dhe arra.

Darkë: Sallatë me fruta (300 gramë)

Mënyra e përgatitjes së sallatës:

– 400 gramë kastravecë

– 200 ml qumësht të thartë apo jogurt

– Kripë

– Qepë të freskët

Kastravecat, pasi t’i pastroni pritini në copa të vogla, pastaj shtoni kripën dhe gjatë përzierjes shtoni kosin apo qumështin. I përzieni mirë, dhe në fund e shtoni qepën.