Jeni lodhur duke mbajtur dieta ekstreme dhe pa rezultat? Doni të hiqni kilet e tepërta para se të shkoni në plazh? Keni ende kohë…
Përpiquni të mbani dietën e portokallit, e cila është krejtësisht natyrale. Ajo bazohet në dy vakte dhe të kërkon të eleminosh mëngjesin. E veçanta e kësaj dietë është përdorimi për 15 ditë i portokallit.
Dieta zgjat 15 ditë dhe nëse do e ndiqni me përpikmëri do keni shanse të humbisni 15 kg! Kujdes! Ju nuk duhet të konsumoni pije me sheqer, tost, ushqim të skuqur, ushqim të shpejtë dhe embëlsira. Në rastin e mishit mund të kombinoni mishin e kuq me atë të pulës, ose njërin prej tyre. Mos harroni të konsumoni sa më shumë ujë!
Mos e humbsini: 6 efekte pozitive te boronices!
Dita 1 Dreka: 1 portokall, 100 gr salcë kosi dhe një vezë të zier.
Darka: dy domate , 2 vezë të ziera dhe një kastravec.
Dita 2 Dreka: një portokall, një vezë, 100 gr salcë kosi.
Darka: 125g mish i copëtuar, një domate, një portokall, një filxhan çaj pa sheqer.
Dita 3 Dreka: një portokall, një vezë e zier, 50 gr salcë kosi, 2 kastraveca, një filxhan çaj pa sheqer. Darka: 125g mish i copëtuar, 1 portokall, një filxhan çaj.
Dita 4 Dreka: 125g djathë lope, një domate dhe një copë bukë e thekur.
Darka: mish 125g i copëtuar, dy domate, një mollë dhe një fetë bukë e thekur.
Dita 5 Dreka: 200g peshk në zgarë, një domate dhe një fetë bukë e thekur
Darka: një gjysmë kg perime si bizele, patate, karrota, një vezë dhe një domate.
Pasi të keni kryer 5 ditë diete, peshohuni! Kjo do t’ju ndihmojë të përsërisni të njejten dietë edhe per 5 ditë të tjera ta ripërsërisni deri në 15 ditë.