Diana donte të hiqte dorë, por mbretëresha nuk e lejoi ; çfarë ndodhi 1 ditë para dasmës së famshme me Charles

Lifestyle

Çfarë ndodh në Las Vegas mbetet po në Las Vegas, por ajo që ndodh brenda familjes mbretërore nuk mund të ngelë kurrsesi brenda mureve të Pallatit të Buckingham-it. Për shembull edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite, martesa e princeshës Diana dhe princit Charles është ende ndër temat më të diskutuara. Të gjithëve ne na është krijuar përshtypja se dimë çdo gjë për ta, por dita-ditës sa vjen dhe del ndonjë detaj i ri të shumë mistereve që mbuluan historinë e tyre..

Penny Thornton, një astrologe e konsultuar nga Diana bëri një deklaratë befasuese në dokumentarin e ri të ITV, “The Diana Interview: Revenge of a Princess”, i cili do të transmetohet në Mbretërinë e Bashkuar.

“Një nga gjërat më tronditëse që Diana më tha ishte se një natë para dasmës, Charles i kishte thënë duke e parë në sy, që nuk e kishte dashur kurrë. Ai donte ta lëndonte, të luante me dinjitetin e një gruaje të brishtë si ajo.  Ajo nuk donte ta vazhdonte dasmën në atë moment, por mbretëresha Elizabeth kontrollonte jetët e tyre dhe nuk do ta pranonte këtë skandal”.-tha ajo.