Dhurata që bëri mbretëreshën Elisabeth të shpërthente duke qeshur; Meghan Markle duket se ka “goditur në shenjë”

Lifestyle

Mbretëresha “shpërtheu duke qeshur” pasi hapi dhuratën e saj të Krishtlindjes nga Meghan Markle në 2017 sipas raporteve.

Princi Harry dhe Meghan kishin njoftuar fejesën e tyre vetëm një muaj më parë në nëntor kur Meghan u ftua të kalonte Krishtlindjet me Familjen Mbretërore në Queen’s Sandringham.

Ajo më vonë u fotografua duke marrë pjesë në Kishën St Mary Magdalene në Sandringham së bashku me Harry, Princin Charles dhe Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit.

Ashtu si shumë familje, mbretërit kanë traditat e tyre të Krishtlindjeve.

Duke reflektuar trashëgiminë e tyre gjermane, ata zakonisht hapin të paktën një dhuratë në prag të Krishtlindjes.

Familjes u pëlqen t’i bëjnë njëri-tjetrit dhurata me humor sesa sende shumë të shtrenjta.

Sipas The Mirror Harry raportohet gjithashtu se i kishte dhënë Mbretëreshës një kapelë dushi që mbante parullën “Life’s a B ****” “ jeta është një K****”

Duket se Meghan arriti të përshtatet bukur me këtë traditë familjare.

Sipas “The Star” Meghan për Krishtlindjen 2017 i dha Mbretëreshës një lloj brejtësi lodër që këndonte dhe me një litar nga i cili mund të mbahej njësoj si kafshë shtëpiake. Kjo gjë e  bëri mbretëreshën Elisabeth të “shpërthente duke qeshur”.

Ajo thuhet se u përgjigj: “Kjo mund të zëvëndësojë shoqërinë e qenushëve të mi”

“Ishte kaq qesharake, veçanërisht kur corgis(Qeni i mbretëreshës) u përpoq të merrte lodrën.”