Detaji i vogël që parashikon ndarjen e një çifti!

Lifestyle

ndarje insta
Duke qenë se jemi në një periudhë ndarjesh, është e pamundur të mos flasësh për to. Dje, çifti i njohur Channing Tatum dhe Jenna Dewan njoftuan se “zgjodhën me dashuri të ndaheshin”. Ata dukeshin shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe lajmi për ndarjen e tyre ende na duket i pabesueshëm. Ne nuk mund t’i dimë arsyet e vërteta përse çifti vendosi të ndahej, megjithatë ka disa shenja që mund të shpjegojnë vërtet arsyen e krisjes së lidhjes. Ndërsa Dewan duket se e ka pastruar Instagramin e saj nga të gjitha fotot rreth marrëdhënies me Tatum, ka ende gjurmë të postimeve në mediat sociale të mbetura në profilin e Tatum.

A post shared by Channing Tatum (@channingtatum) on

Ata që e kanë ndjekur Dewan dhe Tatum në rrjetet sociale, me siguri kanë vërë re diçka që e bënte dyshen të dukej plotësisht e dashuruar: Ata postonin shumë foto apo video rreth njëri-tjetrit. Në thelb, hulumtuesit mendojnë se njerëzit që janë shumë të tërhequr te partneri, kanë më pak dëshirë për vizibilitet, ndërsa ata që kanë nevojë për më shumë siguri nga partneri në lidhje me marrëdhënien, kanë një dëshirë më të madhe për t’u dukur, dhe rrjedhimisht publikojnë më shumë rreth njëri-tjetrit. Pra, të gjitha ato postime që bënin Tatum dhe Dewan si çift i famshëm i përsosur, mund të kenë qenë një shenjë e telasheve që kanë pasur gjatë gjithë kësaj kohe.