Detajet e ceremonisë së familjes mbretërore për Krishtlindje

Lifestyle

Krishtlindjet e familjes mbretërore janë një mister për të gjithë ne për mënyrën se si organizohen, rregullat që duhet të ndjekin, oraret e shumë të tjera.

Gjithçka është e planifikuar deri në detajin më të vogël duke filluar që nga veshjet e deri tek orari i fjetjes. Protokolli mbretëror nuk njeh asnjë përjashtim. Po ju rendisim disa nga ritet e familjes mbretërore për Krishtlindje.

Mbërritja në rezidencën Sandringham bëhet sipas moshës. Të parët që duhet të vijnë janë pjesëtarët më të rinj të familjes, princat Harry, William, Kate dhe dy fëmijët. Kurse pasardhësi i fronit mbretëror Charles dhe e shoqja Camilla duhet të jenë të fundit. Mbretëresha Elizabeta shkon shumë më herët që të kontrollojë personalisht të gjitha përgatitjet.

Të gjithë të ftuarit marrin që një javë para axhendën e veprimtarive gjatë Krishtlindjes mbretërore. Çdo aktivitet, çdo takim i mundshëm është i përcaktuar në bazë të një skedule.

Të ftuarit e mbretëreshës duhet të mbërrijnë në rezidencë gjatë pasdites së vigjiljes së Krishtlindjes. Kanë pak minuta kohë derisa të sistemohen nëpër dhoma. Në orën katër duhet jenë në White Drawing Room ku shërbehet çaji i pasdites. Më pas kalohet në Red Draëing Room, ku dhe vendosen dhuratat. Dhuratat mund të hapen vetëm me dëshirë të mbretëreshës.

Veshjet në Sandringham duhet të jenë në lartësinë e ceremonisë. Sipas protokollit të ftuarit, qofshin meshkuj ose femra, duhet të kenë tri veshje: një për në mëngjes, një për çajin e pasdites dhe një për mbrëmje.

Askush nuk mund të flejë përpara mbretëreshës, e cila zakonisht fle pas mesnate.

Dita e Krishtlindjes : Pas mëngjesit e gjithë familja mbretërore udhëton për në kishën e Sandringham. Më pas ndërrohen për drekën dhe ulën përpara tv-së ku dhe ndjekim diskutimin e mbretëreshës.

Pas një batute dhe fotove të zakonshme, të ftuarit janë të lirë të largohen. Kate, Ëilliam dhe fëmijët u bashkohen prindërve të kate në Bucklebury. Të vetmit që qëndrojnë në Sandringham deri në muajin shkurt janë mbretëresha dhe princi Filip. Dhurata dhe dekorimet mbeten të paprekura sipas dëshirës së Elizabeth.