Destinacionet e preferuara të milionerëve dhe VIP-ave

Lifestyle

1. SHËN BARTS – PËR DIELL NË DITËT E FTOHTA TË DIMRIT

feeeeeeeeeeeee.JPG

Rihanna dhe Hugh Jackam janë frekuentuesit më të shpeshtë të këtij ishulli. Për të shijuar diell ndërkohë që në një pjesë të mirë të globit është dimër mund të rezervoni një vilë luksoze me 8 dhoma gjumi, ku do të keni gjithashtu personel privat që do të kujdeset për ju, si dhe një shef kuzhine që do të kujdeset për ushqimin tuaj gjatë gjithë qëndrimit. Lehtësisht mund të porosisni udhëtime me jahte apo kokteje ekzotike, muzikë “live” e çfarë ju do zemra, vetëm me një të thirrur. Kjo ëndërr mund të bëhet e juaja vetëm me $20,000 në natë…

 

 

2. PRENOTONI JAHTIN TUAJ TË ËNDRRAVE

fwfwwwwwwwwwww.JPG

Kur jeni të bezdisur nga hotelet dhe vilat private ka vetëm një vend ku mund të gjeni paqe: deti! Jahtet janë kthyer në të preferuar si për të famshmit, ashtu edhe për milionerët, duke e çuar pushimin në një nivel tjetër. Vizitorët më të zakonshëm të jahteve luksoze janë: Kendall Jenner, Lewis Hamilton si dhe Gigi Hadid. Kushton 420,000 dollarë për dy javë të marrësh një jaht luksoz, por sigurisht ka shumë përfitime: 22 veta në staf, shefa kuzhine 24 orë, kinema 3D, leksione joga dhe gjithçka tjetër që mund t’ju shkojë në mendje.

3. PARAJSA NË MANTA RESORT, ISHULLI PEMBA

ddddddddddddddd.JPG

Ku ju pëlqen të shkoni për muaj mjalti? Mirë, nëse jeni mbreti dhe mbretëresha e ardhshme e Anglisë shkoni në Seychelles. Këtë gjë bënë Princi William dhe gruaja e tij Kate, pas dasmës në 2011-n. Dhjetë ditë në parajsën e shërbimit, luksit dhe privatësisë kushtojnë 40,000 paund.

4. SEYCHELLES – NJË ARRATISJE ROMANTIKE SUPER LUKSOZE

dqqqqqqqq.JPG

Ku ju pëlqen të shkoni për muaj mjalti? Mirë, nëse jeni mbreti dhe mbretëresha e ardhshme e Anglisë shkoni në Seychelles. Këtë gjë bënë Princi William dhe gruaja e tij Kate, pas dasmës në 2011-n. Dhjetë ditë në parajsën e shërbimit, luksit dhe privatësisë kushtojnë 40,000 paund.

5. MALDIVE – VENDI I PËRSHTATSHËM PËR NJË MILIARDER

fwwwwwwwwqweascv.JPG

Uji kristal, darkat romantike dhe perëndimet mbresëlënëse… i gjeni të gjitha në Maldive! Që prej mbërritjes në ishull, pushimet fillojnë me një jaht privat. Ju më pas njiheni me shoferin tuaj personal dhe më pas shkoni në destinacion. Nuk do të keni nevojë të merrni libra me vete sepse ka një bibliotekë vetëm për ju. Kostoja për shijimin e kësaj magjie fillon nga 16,000 paund në ditë.