Dallimi midis Kate Middleton dhe Meghan Markle në përkujdesjen ndaj fëmijëve të tyre

Lifestyle

Çdo nënë ka metodat e veta të prindërimit, pavarësisht nëse janë mbretëresha të ardhshme apo thjesht nëna.  Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, lindi Princin George pasi u martua me Princin William në vitin 2011. Dukesha e Sussex, Meghan Markle u martua me Princin Harry në 2018 dhe lindi fëmijën e saj të parë, Master Archie, në 2019. Të dyja prindërojnë në mënyra shumë të ndryshme.

Ndërsa fëmijët e Kate Middleton janë më afër fronit, djali i Meghan dhe Harryt është një shtetas i dyfishtë. Ata janë qytetarë privatë.Tre fëmijët e Kate shihen shpesh në publik. Ajo ishte e vetëdijshme që në fillim se do të merrte përgjegjësi të rëndësishme si pjesë e Familjes Mbretërore Britanike kur të martohej me Princin William. Çdo vit, familja mbretërore ka rreth 2000detyrime zyrtare në mbarë botën. Anëtarët e lartë të familjes mbretërore ia kushtojnë jetën e tyre njerëzve të Commonwealth.

Edhe pse Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis janë në radhë për fronin britanik, familjet e tyre po kujdesen që jeta e tyre të jetë private. Ndërsa djali i Meghan shfaqet tepër rrallë në sytë e publikut. Meghan thotë se dëshiron të mbrojë Archien,  Lilibet dhe bashkëshrten e tij nga stigma me të cilën u përball kur ishte një anëtare e re e familjes mbretërore britanike.

Princi Harry gjithashtu është shumë mbrojtës ndaj Archiet dhe bashkëshortes së tij, duke u për[jekur vazhdimisht ta mbrojë familjen e tij nga lajmet negative pasi ka parë e përjetuar shumë atë  me të cilën u përball Princesha Diana, nga presioni  i shtypit. Në një prej  deklaratave të tyre, Meghan dhe Harry ishin shprehur se nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të largoheshin pas lindjes së Archiet për t’i shpëtuar shqyrtimit të gjerë mediatik.