Coronavirus- si të ruajmë shëndetin mendor ? Ja çfarë thotë psikologia Manjola Baçi

Lifestyle

Pandemia e coronavirusit tashmë është shpërndarë në gjithë botën dhe sa herë lexojmë lajme ose njoftime mund ta ndiejmë veten të pasigurt. Të gjitha këto statistika, pamje e biseda mbi një rrezik botëror, armik të fshehtë, janë shumë toksike për të gjithë ata që vuajnë nga shendeti mendor apo dhe ankthi. Por, a ka ndonjë mënyrë se si ta mbrojmë shëndetin mendor ?

Po, ka dhe për këtë na vinë në ndihmë ekspertët, psikologët dhe terapeutët. Ne të Living, kontaktuam me mikeshën Manjola Baçi e cila me shumë dashamirësi, na ftoi si fillim të ruanim qetësinë. “Miq, ruani qetësinë, këtë që po kalojmë përpiquni ta shihni si diçka sfiduese, rigjenereuse për mënyrën e veprimit në këtë stil të routinës tuaj. Mos u ndikoni nga frika ndaj të tjerëve, gulçoni të nxisni aftësitë më të mira që keni.” Hapi i parë është të jemi të qetë duke u munduar që dhe në këtë situatë të pazakontë të japim maksimumin dhe të nxjerrim më të mirën nga vetja. Manjola na fton që në këtë kohë të vështirë izolimi, të shohim rrjetet sociale si një mundësi shumë e mirë për të kontaktuar me mikeshat, kolegët apo familjatë të tjerë.

“Rrjetet tona sociale që shumë shpesh kemi kritikuar, janë mënyra më e mirë për t’u frymëzuar me shembuj pozitiv, se çfarë të bëjmë gjatë ditës. Mund të pikturojmë, këndojmë, dëgjojmë muzikë, medituar, duke shkruar mendimet tona. Të gjitha këto veprme na japin shume pozitivitet sidomos në këto dite karantine. Bëni një grup në whatsapp dhe shkembëni receta apo ide si të kaloni këto momente. Lërini fëmijët të lirë të luajnë me mënyrat që ata gjejnë, ju thjeshtë mbikqyrini më bisht syrit. “ Një tjetër problem që ka sjellë virusi i panjohur, është padyshim marrëdhënia në çift. Jo vetem që jemi shumë pranë gjithë ditës, por na mungon privatësia, liria, dhe shpesh herë personi që duam më shumë dhe me të cilin kemi vendosur të ndajmë jetën na kthehet në makth. Por, sipas psikologes ka zgjidhje dhe për këtë: “Ndërkohë frika për të evituar konfliktet me partnerin, mund të ndodhë, por dhe mund të evitohet. Duhet të ndaheni nëpër dhoma të paktën edhe gjysëm ore. Mund ta përsërisni këtë dy ose tre herë gjatë gjithë ditës. Sa më shpejtë të pranoni realitetin aq më lehtë do kuroni veten. “