Per te gjithe eshte e veshtire te rrish mbyllur gjithe diten ne shtepi duke lene e gjithe aktivitetet qe benim deri tani. Por kush tha qe edhe ne shtepi nuk mund te kenaqesh? Ne po ju sugjerojme disa aktivitete qe mund te beni me pjesetaret e familjes tuaj:
1- Luani domino
2- Loja shtet-qytet ( vini edhe mendjen pak ne pune )
3- Lojrat e shumta me letra ( spathi, poker, xing, murlan, mafia, 5 katesh e shume te tjera qe mund te njihni )
4- UNO
5- Kam nje kungulleshke e ndaj ne kaq pjese ( Besoj nder lojrat me te famshme kur mblidheshim te gjithe ne shtepi )
6- Beni ushtrime fizike ne kushte shtepie, vini trupin tuaj ne levizje.
7- Nje pastrim te thelle shtepise Keni kohe te lire per te bere ato pune qe thoni gjithmone qe do i beni neser. Vini te gjitha familjaret ne pune.
8- Mos u nxeh. Nese nuk e keni ate harten prej kartoni, mund ta luani online ne telefonin tuaj.
9- Luani shah
10- Ose shkarkoni lojra te ndryshme ne kompjuterin tuaj dhe kaloni nje pjese e madhe te kohes aty.
11- Nese keni puzzle ne shtepi ju sugjerojme ta nxirrni dhe ta formoni.
12- Gatuani. Provoni nje recete te re qe e shihni ne internet.
13- Nese keni femije te vegjel, lexojuni ndonje liber. Ose perseritni lendet shkollore qe mos te mbeten mbrapa.