Çfarë të bëni këtë fundjavë?

Lifestyle

Ne kemi përpiluar një listë se si mund të kaloni kohën familjarisht duke iu qëndruar besnik atyre që kujdesen për ju, TRING-ut. Po, sepse kompania Tring i ka të gjitha, i sjell të gjitha, i ofron të gjitha, duke respektuar rregullat e mirëqenies publike.

1. Kinema në shtëpi

Tring Tokësor, Tring Satelitor dhe IPTV për të përjetuar adrenalinë, emocion  dhe pasion unik më të gjitha kanalet e Tring. Të gjitha zgjidhjet për Televizorin, xhepin apo vendodhjen tuaj. Mjafton një telefonatë dhe personeli i Tring do të vi në shtëpinë tuaj, jo vetëm për të kryer lidhjet e duhura, por dhe për të  ofruar një kinema të vërtetë. Kanalet e Tring janë jo vetëm për të gjitha moshat, por për të gjitha shijet.

2. Shiko videot në You Tube me internetin e Tring

Familja Kuq e Zi, Treshat, Masha dhe Ariu, Play, My Living, ADC, lista e programacionit të Tring është e gjatë. Prodhime ekskluzivisht shqiptare për të gjithë anëtarët e familjes. Lufta për telekomandën nuk është e nevojshme, sepse nga celulari juaj inteligjent, laptopi apo dhe kompjuteri, mund të shijoni në kohën që dëshironi të gjitha programacionet e kompanisë Tring. Sport, argëtim, sit-com, lojëra për fëmijë, showbizz, nuk mungon asgjë.

3. Gatuaj me familjen

Vetë-izolimi mund të jetë një kohë shumë e mirë dhe për të njohur pjesëtarët e familjes, por dhe për t’u angazhuar në ato pasione që nuk kemi kurrë kohë ti bëjmë. Gatimi është një prej tyre. Recetat më të shijshme, të lehta, të komplikuara, tradicionale dhe moderne i gjeni në kanalet e paketës Tring, në kanali YouTube i Tring ( Receta në 2 minuta), por dhe në faqen e webit Living.al. Kush është kuzhinieri më i mirë në shtëpinë tuaj ?

4. Lexo një libër me Botimet Living

Një libër të lejon të udhëtosh dhe të jetosh mijëra jetë. Nëse je lodhur nga jeta virtuale dhe do të shkëputesh pak, Botimet Living janë aty për ty. Një shumëllojshmëri librash të zhanreve të ndryshme. Aksion, romancë, thriller, histori, letërsi klasike, përralla për fëmijë. Zgjidhni një libër nga rehatia e divanit të shtëpisë sepse kompania Tring dorëzon çdo gjë në shtëpinë tuaj. Për çdo porosi na shkruani në faqen Living në Facebook dhe Instagram, ose kontaktoni drejtpërdrejt me faqen e Botimeve Living.

5. Luaj me fëmijët

Koha e karantinës mund të shfrytëzohet shumë mirë për të kaluar kohë cilësore me familjarët. Kanalet Tring jo vetëm që ofrojnë filma dhe leksione argëtuese për fëmijët, por me artistin Tak Fak dhe programin Play ju mund të krijoni çdo ditë një lodër të re. Jo vetëm që do kaloni kohë cilësorë me fëmijët tuaj, por do i ndihmoni ata që të zhvillojnë fantazinë dhe të përballojnë më mirë këtë kohë me shumë pikëpyetje.

Në fund, por jo për nga rëndësia, Kanal D Drama, është kanali më i ri në Tring-  një bashkëprodhim mes dy platformave Tring dhe kanal D-  i cili starton  transmetimet dje ( 30 mars)  nga ora 16:00. Tituj premierë të patransmetuar më parë dhe 5 seriale turke të përkthyer dhe titruar në shqip. Një kanal i konceptuar në formën e një katalogu me pesë premiera çdo ditë dhe me ritransmetime të njëpashnjëshme,  për të shoqëruar pasditet e adhuruesve të serialeve. Por, surprizat e Tring nuk mbarojnë me kaq sepse  ky kanal do të jetë 7 ditë FREE për të gjithë shqiptarët. Mos harroni të buzeqeshni dhe të qëndroni pozitivë.