Çfarë nuk keni ditur për ujin me limon

Lifestyle

ujee1.jpg

Limoni me ujë në mëngjes është nisja më e mirë që mendojnë shumë persona që po bëjnë për ditën pa marrë parasysh pasojat që mund të sjellë një pije e tillë.

Konsumimi i një përzierje të tillë duhet të dimë se sjell probleme shëndetsore për dhëmbët. Acidi i limonit, e veçanërisht kur kombinohet me ujë të nxehtë, e zbutë smaltin e dhëmbit.

Nëse i pastroni dhëmbët brenda 30 minutave pasi ta pini limonin me ujë të nxehtë, mundësitë janë të mëdha që do ta dëmtoni smaltin.
Mirëpo, ka disa mënyra për ta shmangur këtë.

Së pari, uji i nxehtë le të jetë po aq i nxehtë sa temperatura e dhomës.

Së dyti, lëngun e pini me kashtë.

Dhe së treti, mos i pastroni dhëmbët pasi ta pini lëngun. Këtë mund ta bëni vetëm pas 1-2 ore. /albeu.com/