Pavarësisht se prej vitesh janë bashkëshortë, Dukesha e Cornwall-it, Camila Shand, vazhdon të shihet si personi i tretë që hyri mes çiftit Charles dhe Diana. Në një lidhje jashtëmartesore, që zgjati prej dekadash, kjo ngjarje ishte më shumë se një tradhti, për të cilën vazhdon të flitet edhe sot.
Princi Charles u njoh me Camila-n në një ndeshje “polo” në vitin 1970, por më 29 korrik të vitit 1981 princi lidhi kurorë me Lady Diana-n në një ceremoni martesore përrallore.
Sipas biografit të familjes mbretërore, Andrew Morton, princesha e Wales, Diana e dinte mjaft mirë që Charles kishte lidhje jashtë martesore. Dhe me Camila-n u përball për herë të parë në vitin 1989. Në një festë ajo ia bëri të qartë kësaj të fundit, që personi i tretë në këtë lidhje ishte ajo.
“Unë nuk kam lindur dje Camila! E di mjaft mirë se çfarë po ndodh mes teje dhe bashkëshortit tim”.
Sipas biografit, Camilla e ndiente veten inferiore ndaj princeshës Diana dhe i tha: “Ke gjithçka një femër do të donte, një titull mbretëror, dy fëmijë të bukur dhe gjithë botën që të do”.-i tha ajo. Në vitin 1992 Princeshë Diana dhe princi Charles firmosën letrat e divorcit për t’u ndarë përgjithmonë