Çfarë i ndodh trupit kur nuk konsumoni sheqer?

Lifestyle

sheqer8

Dietologia amerikane Tamar Dunker shpjegon e cfarë i ndodh trupit tonë, kur ne ndalojmë së konsumuari sheqerin. Sipas saj, efektet janë të menjëhershme, ndryshon niveli hormonal dhe insulina fillon të bie. Është shumë e vështirë të humbisni peshë, kur keni shumë insulinë që qarkullon në trup. “Prandaj është kaq e rëndësishme të mos konsumoni sheqer”, thotë ajo. Në këtë mënyrë, kur ju nuk konsumoni sheqer, trupi e shfrytëzon yndyrën për ta djegur që të fitojë energji. “Kur filloni që të mos përdorni më sheqer, ju mësoheni që të mos i pëlqeni më gjërat e ëmbla. Ato nuk iu pelqejne me si dikur, dhe do të filloni të gjeni alternativa. Në këtë mënyrë ju do ta largoni gjithmonë sheqerin nga përdorimi”.