Kriteret për të qenë një dado në familjen mbretërore duket se janë të pafundme. Madje, kërkohet një përgatitje tejet e madhe. Nuk mjafton vetëm të dini të silleni me fëmijët për t’u bërë dado e tyre. Dadot duhet të arsimohen në kolegjin prestigjioz Norland, në të cilin mund të themi se është pak e vështirë të fitosh të drejtat e studimit. Vajzat marrin gjithashtu leksione në psikologji, histori, filozofi dhe sociologji.
Gjatë studimeve, ato kanë nga një bebe robot, me të cilin praktikohen. Robotët e vegjël kërkojnë vëmendje dhe përkushtim dhe kurrsesi nuk mund të injorohen. Dadot gjithashtu stërviten për të mësuar se si të vetëmbrohen, apo të mbrojnë fëmijët në raste rreziku. Praktikisht, janë agjentja e tyre speciale. Ato marrin edhe leksione për makinën, shumë më ndryshe nga leksionet normale.
Kjo, për faktin se fëmijët duhet të udhëtojnë të sigurtë përherë dhe dadot duhet të jenë të afta ta drejtojnë mjetin në rrugë dhe kushte të vështira. Dadot e pallatit mbretëror, nënshkruajnë një kontratë konfidencialiteti, ku janë të detyruara të ruajnë sekretet e familjes. E përsa i përket familjes, ajo mbretërorja është e vetmja familje që ato mund të kenë pasi duhet të jenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për nevojat e fëmijëve.