Një grua 54-vjeçare në Kinë është dënuar me 20 vite burg për mashtrim. Ajo njihet si filantrope për adoptimin e 118 fëmijëve.
Gjithashtu u shpall fajtore në Gjykatën e Wu’an në provincën Hebei të mërkurën për grabitje, mashtrim, falsifikim dhe shqetësim të rendit. Ish-pronarja e jetimores, me nofkën “Love Mother”, u gjobit me 388.000 dollarë.
15 bashkëpunëtorë, përfshirë edhe të dashurin e saj, u dënuan gjithashtu. Gjykata tha se Li Yanxia kishte abuzuar duke përdorur jetimoren. Me anë të mashtrimeve 54-vjeçarja ka siguruar përfitime të mëdha ekonomike.
Xu Qi, i dashuri i saj, u akuzua për shqetësim të rendit, zhvatje, mashtrim dhe lëndim të qëllimshëm. Ai u dënua me 12.5 vjet burg dhe një gjobë prej 174.576 dollarë.