Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds janë bërë prindër mëngjesin e të mërkurës. Çifti që vetëm pak ditë më parë u infektua nga Covid-19 kanë njoftuar kanë mirëpritur në jetë një djalë të shëndetshëm i cili ka lindur në një spital në Londër.
“Kryeministri dhe Znj Symonds janë të entuziazmuar për të njoftuar lindjen e një djali të shëndetshëm në një spital në Londër herët këtë mëngjes. Si nëna ashtu edhe foshnja janë shumë mirë. Kryeministri dhe Znj Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit NHS”, tha një zëdhënës i çiftit.
Media britanike kanë shkruar se Kryeministri Johnson ka qëndruar në krah të bashkëshortes së tij gjatë gjithë lindjes.