Nëse mendoni se puna me shtiza është për zonja që kanë një moshë të caktuar, gaboni rëndë: midis tendencave për dekorimin e shtëpisë, në modë këtë dimër janë batanijet e bëra me shtiza.
Puna me shtiza është një nga tendencat “bëje vetë”, në rritje në shumë vënde e përqafuar dhe akoma më shumë nga të rinjtë, nëse nuk besoni hidhini një sy faqes “we are knitter”. Një komunitet në rritje që është më shumë se një pasion ose një mënyrë për të kaluar kohën e lirë. Një komunitet që ju lejon të krijoni me duart tuaja, aksësorët e duhur për shtëpinë tuaj.
Midis atyre që duam më shumë janë dhe batanijet maxi knit, ose batanijet e mëdha të punuara me shtiza dhe shumë komode. Me ngjyra, praktike dhe të buta, ato janë perfekte për krevatin tuaj, mbi divan për t’i dhënë një prekje ndryshe dhomës tuaj.
Idea që ta krijoni me duart tuaja ju bën kurioz ? Të realizosh batanije të tilla është një metodë e shpejtë dhe e lehtë, sidomos në epokën në të cilën jetojmë, ku ka shumë turorials ne dispozicion, të cilat shpjegojnë çdo hap në më pak se katër orë.
Një tendncë e vërtetë që na çonm mbrapa në kohë por që kurrë si sot është aq aktuale. Sekreti është të zgjedhja e materialit që duhet të jetë lësh I cilësisë së mirë, I butë dhe rezistent në të njëjtën kohë. Ngjyrat zgjidhini ju: në kontrast me dhomën tuaj, të buta për të krijuar nëj zonë relaksi apo të forta për të ndezur dimrin tuaj.