Një ndër çiftet më të pëlqyera në botë është konsideruar Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama.
Ish-zonja e parë kishte dje ditëlindjen dhe mbushi 56-vjeç. Në një ditë speciale nuk kishte si të mungonte urimi i partnerit të saj.
Barack ka zgjedhur si gjithmonë t’i dedikojë fjalët më të ëmbla të dashurisë.
“Në çdo skenë, ti je ylli im. Gëzuar ditëlindjen zemër”, ka shkruar në mesazh Barack Obama krah fotove bardhezi ku shfaqet duke përqafuar bashkëshorten e tij.