Babai i Meghan Markle kundër saj në gjyq

Lifestyle

Janari dhe viti 2020 nuk ka nisur dhe aq mirë për Meghan Markle dhe familjen e saj. Pas skandalit rreth largimit nga familja mbretërore për të jetuar në Kanada tani një skandal tjetër ka ndodhur por me babin e Meghan!

Vitin e kaluar dukesha ka ngritur një padi kundrejt një media Angleze “Mail” sepse kjo e fundit shfaqi një lajm rreth bisedave private të Meghan me babain dhe kjo është kundër ligjit. Mesa duket Meghan nuk duhet të luftojë vetëm mediat por dhe familjen pasi pikërisht babai do dali në mbrojtje te “Mail” dhe jo të vajzës. Ai ka deklaruar se në gjyq do të deklarojë në krah të medias angleze!