Ajo është ndoshta personazhi më karizmatik i familjes mbretërore britanike, njëherazi edhe më jetëgjata në drejtimin e saj. E gjendur vazhdimisht nën objektivin e mediave të ndryshme dhe shërbimeve institucionale, mbretëresha Elizabeth është përpjekur gjithmonë të ruajë privatësinë e saj, edhe pse duhet pranuar që disa prej tyre tashmë janë bërë të njohura për publikun, si për shembull pasionin e saj për kapelet, çantat e vogla dhe makinat e luksit Range Rover ndonëse mbretëresha nuk ka patentë, pa harruar pasionin për kuajt të cilin e ruan edhe tani që është 94 vjeç.
Mbretëreshaështë shfaqur për herë të parë që pas izolimit në kështjellën Windsor, ku ka mundësinë të kalërojë një nga ponit e saj të preferuar, 14 vjeçarin Balmoral Fern. Kjo është hera e parë që monarkja del në ambientet e jashtme të kështjellës ku do të qëndrojë deri në fund të pandemisë.
Edhe pse e izoluar gjatë 10 javëve të fundit, kryeministri Boris Johnson i ka raportuar asaj çdo javë përmes rrjeteve sociale, për të shmangur kontaktin me të, por ende nuk dihet se kur mbretëresha do të kthehet në krye të punëve shtetërore.