Arsyeja prekëse përse mbretëresha Elizabeth e mban pemën e Krishtlindjes deri më 6 shkurt

Lifestyle

Edhe pse janari ka nisur më i vrullshëm se kurrë më parë, me projekte dhe përgjegjësi të reja, nuk mund ta mohojmë se na mungon paksa atmosfera e festave që lamë pas, sidomos nëse i referohemi kohës së kaluar në familje dhe me njerëzit më të dashur. E mesa duket as mbretëresha Elizabeth nuk bën përjashtim nga ky “rregull”, sovrania ka një familje të bukur dhe të madhe, është gjyshe e shumë nipave e mbesave, sikundër edhe stërgjyshe plot 4 herër, por festat nuk mund të mos e emocionojnë dhe t’i kujtojnë ata që s’janë më.

Festat në familje mbretërore janë një mister, magji, përrallë për botën mbarë.  Gjithçka është e planifikuar deri në detajin më të vogël duke filluar që nga veshjet e deri tek orari i fjetjes. Dhe sigurisht që dekorimi i ambienteve të rezidencës së Sandringham-it është qershia mbi tortë, sidomos pema e Krishtlindjes, të cilën mbretëresha nuk e heq në 5 janar siç bëjnë pothuaj në të gjithë botë.

Elizabeth dhe Princi Philiph e mbajnë pemën dhe zbukurimet e Krishtlindjeve deri më datë 6 shkurt, kur është edhe përvjetori i vdekjes së të atit të mbretëreshës, Mbretit George VI. Ai ndërroi jetë në Sandringham më 6 shkurt të vitit 1952. Mbretëresha dhe Princi Philiph e vizitojnë çdo vit Sandringham-in për të rikujtuar mbretin e ndjerë.