Ne mund të mos jemi në gjendje të futemi në Pallatin Buckingham ose t’i lejojmë vetes një kurorë, por nëse ekziston një mënyrë se si ne mund t’i afrohemi sado pak stilit të tyre të jetesës, duhet t’i mbajmë shpresat tek grimi dhe flokët. Rikrijimi i pamjes së përsosur të një princeshe është çuditërisht i mundshëm dhe shumë më i lehtë nga sa shumë njerëz mendojnë.
E këtë nuk e themi ne, por makeup artistja Mary Greenwell, grimierja e vetme që ka punuar me Princeshë Dianën dhe Meghan Markle.
“Qasja jonë ndaj bukurisë nuk kishte të bënte me trendet, gjithçka kishte të bënte me një pamje klasike,” pohon Greenwell, e mendoj se kjo është arsyeja përse Princesha Diana ishte një bukuri pa kohë.
“Kur punoja me të përqëndrohesha të realizoja një grim që t’i jepte shkëlqim çehres së saj ku fokusi të ishin sytë, pasqyra e shpirtit.” Më poshtë lexoni këshillat e makeup artistes së preferuar të princeshave.
1. Buzëkuq në tonet e lehta të rozës apo nudes
“Përdorni një ngjyrë nude ose trëndafili. Formula duhet të jetë diçka e pastër dhe saten, asgjë me shkëlqim shkëlqim, “thotë ajo. Sa më neutrale ngjyra, aq më natyrale pamja.
2. Kini kujdes me tonin e fondatinës
Zgjidhni një fondatinë të lëngshme që mund të shkrihet mirë me kremin hidratant në lëkurë, e të mos rrijë si një shtresë e ndarë më vete.
Për kremit pudër që duhet të jetë sa më natyral, preferoj të përdor formulat mat, për të parandaluar shkëlqimin e tepërt.
3.Për të krijuar një rrezatim të shëndetshëm, natyral, përdorni një blush të lëngshëm që mund ta përhapni tek mollëzat. Pra kjo është pjesa e vetme që duhet të ndriçoja dhe jo e gjithë lëkura.
“Gjithmonë më ka pëlqyer t’i aplikoj produktet me duart e mia në vend të furçave” thotë Greenwell. Ajo shton, “Një nga kujtimet më të paharrueshme ishte pamja ikonike e Princeshës Diana në Met Gala. Kryesorja është që lëkura të ketë një shkëlqim të shëndetshëm dhe natyral.”
4. Grimi i syve
Greenwell këshillon përdorimin e ngjyrave kafe dhe të hirta për të krijuar efektin e smoky eyes, por nuk duhet të përdorni produkte shumë të pigmentuara ose në ngjyrë të errët. Sfumojini mirë ngjyrat për të mos e rënduar shumë tualetin.
5. Prekja finale, shkëlqimi
Truku i vetëm këtu është të aplikoni highlighter pa u dukur në të vërtetë sikur keni aplikuar Highlighter Ju duhet t’i ‘bindni’ të tjerët se është një shkëlqim natyral dhe jo falë produkteve.