Ajo është 51 vjeçe, por pak e besojnë/ Ja për kë bëhet fjalë

Lifestyle Showbiz

Ikona e televizionit dhe kinematografisë italiane Alessia Marcuzzi, ka tërhequr një valë komentesh dhe komplimentesh në rrjetet sociale pasi ndau me ndjekësit e saj një imazh duke pozuar në bikini. E njohur për stilin dhe elegancën e saj që nuk njeh moshë, Marcuzzi në moshën 51-vjeçare ka provuar sërish se karizma dhe bukuria nuk zbehen me kalimin e viteve, por vetëm çmohen dhe thellohen më tepër.

Ndjekësit dhe fansat e saj nuk kanë ngurruar të shprehin admirimin e tyre për të. Marcuzzi njihet për karrierën e saj të gjatë dhe të suksesshme si prezantuese. Që nga fillimet në vitin 1992, ajo ka qenë një figurë e përhershme në ekranet italiane dhe arritjet e saj si aktore në produksione si “Carabinieri” dhe “Il giudice Mastrangelo” kanë lënë gjurmë në fushën e aktrimit. Ndër veprat e saj të dalluara përfshihet edhe roli në filmin Western “Il Mio West” në fund të viteve ’90, ku Alessia tregoi një herë tjetër talentin e saj artistik. Por ajo e vlerësuar pë bukurinë dhe rininë që sundon mbi vitet reale që mbart mbi supe është zgjedhur shpesh edhe si imazh për reklamimin e markave të njohura në fushën e bukurisë dhe kozmetikës.

 

Por karriera e Alessias nuk është e vetmja pjesë e jetës së saj e mbushur me pasion; ajo është gjithashtu një nënë e përkushtuar. Djali i saj, Tommaso, i cili vjen nga marrëdhënia me ish-futbollistin e famshëm italian Simone Inzaghi, lindi në prill të vitit 2001. Pavarësisht ndarjes nga Inzaghi tre vjet pas ardhjes në jetë të Tommasos, Alessia ka vijuar të demonstrojë një balancë të admirueshme mes jetës personale dhe asaj profesionale.

Që nga viti 2014, bukuroshja italiane  ka ndërtuar një jetë të re përkrah bashkëshortit të saj Paolo Calabresi Marconi, duke vazhduar të jetë një model frymëzimi për gratë që synojnë të bëjnë një jetë të plotë si në karrierën artistike ashtu edhe në jetën familjare.