A mundet dy persona të ëndërrojnë njesoj?

Lifestyle

woman 640x330 1

Si mundet qe dy apo më shumë persona të ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët, të ëndërrojnë ëndrra identike?

Mjaft studime te cilat janë publikuar lidhur me temën e ëndrrave të përbashkëta në të cilat është arritur deri te zbulimi se te personat të cilët janë të lidhur emocionalisht (prind-fëmijë, bashkëshortët apo binjakët) ëndërrimi i ëndrrave identike  ndodh shpesh.

Pervec kësaj, shumë psikologë dhe psikoterapeutë shpesh ndajnë të njëjtën ëndërr me pacientët e tyre, gjë që edhe ata e  konstatojnë vete.

Ndërkaq shkaku për inicimin e tregimit të ëndrrave të njëjta tek të tjerët ka anekdota të shumta ndër të cilët me siguri të gjithëve u është e njohur situata kur kalojmë pranë njëri-tjetrit në rrugë me dikë dhe mendojmë se si atë person e kemi parë diku.

Tani për tani të gjitha konstatimet bazohen ende në anekdotat e përmendura më sipër dhe shkenca akoma nuk ka arsye të argumentuara për këtë dukuri.

Veç kësaj, personat të cilat tregojnë të njëjtën ëndërr shpesh nuk pajtohen rreth disa detajeve, gjë që është edhe një arsye për te qene skeptik..

Mirëpo, psikologët megjithatë nuk dëshirojnë të injorojnë tregimet dhe përvojat, sepse zakonisht personat të cilët shohin të njëjtën ëndërr përjetojnë përditshmëri të njëjtë apo kalojnë kohën shpesh bashkë.