Nëse keni qenë në lidhje me partnerin tuaj për një kohë të gjatë, sigurisht që e keni marrë pyetjen “Kur do të martoheni?” nga të afërmit tuaj thashethemxhi.
Por përkundër asaj se si i shohin ata gjërat, jo çdokush në një moshë të caktuar duhet të martohet- dhe mund ta keni kuptuar që nuk është e shkruar që ju të martoheni. Dhe kjo është plotësisht në rregull.
Ja 8 shenjat që ju jeni më të lumtur ose vetëm, ose me dikë tjetër.
Keni probleme me kompromisin
Edhe pse tingëllon negative, nuk ka asgjë të keqe me këtë. Por nëse jeni mësuar t’i bëni gjërat në mënyrën tuaj, mendimi se dikush mund të bëjë edhe një gjë krejt të vogël ndryshe prej jush ju fut drithërimat. Thjesht nuk keni nevojë për askë që t’ju tregojë një mënyrë më të mirë apo ta ndryshojë atë sidoqoftë.
Lidhjet të duken më shumë telash se sa e kanë vlerën
Ju pëlqen të jeni në një lidhje, por gjithashtu ju pëlqen liria e të qenit jashtë saj. Nuk ndiheni sikur keni takuar dikë që “ju kompleton” ose “ju bën person më të mirë” . Në përgjithësi, është mirë të keni shoqërues. Ndoshta kurrë nuk e keni ndjerë emocionin e dashurisë së vërtetë dhe nuk e keni parë veten të martuar me të.
Nuk keni ide si do ishte dasma juaj e ëndërrave
Thonë që çdo vajzë e ka një ëndërr të tyrem, por ti asnjëherë nuk e ke menduar më parë. Nuk është qëllimi kryesor që të bën të lumtur.
Ke probleme me zotimet
Prapë, nuk është një gjë e keqe nëse tregoheni të sinqerta prej fillimit. Nëse thjesht nuk mund ta imagjinoni veten me një njeri tjetër atëherë nuk je e destinuar për t’u martuar. Martesa është zotimi më i madh që ekziston.
Ke një sens të fortë pavarësie
Çdo kush duhet ta ketë, por nësë i takoni ideologjisë “Unë mund të bëj gjithçka për veten ashtu si duhet,” ndoshta nuk do mund t’i vlerësoni avantazhet e martesës. Në fakt, ata mund t’ju sjellin poshtë. Gjithçka keni arritur mund edhe të shktaërrohet nga dikush tjetër.
Nuk e shihni martesën poztivisht
Ndoshta jeni rritur me prindër të zemëruar, ose ndonjë situatë të tmershme me divorc dhe nuk e shihni konceptin e martesës si “përgjithmonë të lumtur. Eksperiencat tuaja me familjen tuaj definitivisht pikturojnë diçka për ju. Edhe pse të gjitha martesat nuk jan të njejta, disa prej tyre mund të sjellin dhimbje.
Nuk doni të jetoni në mënyrë tradicionale
Nuk besoni në traditën “njëherë vjen dashuria, pastaj vjen martesa”. Jeni shumë në rregull me të pasurit një bebe vetëm, ose asnjë fëmijë gjatë gjithë jetës suaj. Nuk e jetoni jetën për aprovim prindërish, dhe preferoni të vallëoni vetëm. Më mirë do ishtë të kishit një partner tek i cili vareni, i cili nuk beson patjetër në etiketime dhe norma sociale. Dhe askush nuk duhet t’ju bëj të ndiheni keq rreth kësaj.
Jeni të lumtur me mënyrën se si janë gjërat
Pse të ndryshosh diçka që është në rregull tashmë? Të mos martohesh nuk do të thotë që nuk jeni të gatshëm ta doni dikë tjetër, thjesht e keni definicionin tuaj përsonal të dashurisë dhe shoqërisë.