7 zakone që do t’ju ndihmojnë të bëheni versioni më i mirë i vetes tuaj!

Lifestyle

zakone

1. Çdo mëngjes, bëni një listë të 3 gjërave më të rëndësishme që duhet të bëni gjatë ditës, të cilat do të kenë ndikim më të madh në ditën tuaj. Kjo ndihmon për të mos u hallakatur dhe ju detyron t’u jepni përparësi gjërave që kanë rëndësi gjatë ditës.

2. Mësoni një gjë të re çdo ditë – Mund të jetë një listë e zakoneve të reja, një gjuhë e re apo një aftësi e re. Shtyjeni veten të rriteni çdo ditë. Nëse përmirësoheni nga pak çdo ditë, mendoni se si ky përmirësim do të jetë pas një viti.

3. Pini një smoothie të gjelbër çdo mëngjes – Është e shpejtë, e lehtë dhe e shëndetshme për ju. Kjo është një mënyrë e mirë për të konsumuar perimet dhe frutat çdo ditë. Këshillë: ngrini frutat dhe perimet tuaja në mënyrë që ato të zgjasin më gjatë. Plus, ajo i jep smoothie tuaj një cilësi më të mirë (sidomos nëse shtoni banane!).