7 të vërteta fëmijësh që duhet t’i dini

Lifestyle

jhhhjhhhkhk

Bota e fëmijëve është në një dimension miliona vite dritë larg asaj tonës. Ata janë specie me të vërtetë unike me botën e tyre, me rregullat e tyre, me detyrat e tyre dhe me “ligjet” e tyre.

Të rrisësh një fëmijë, paçka se mund të jetë e lodhshme fizikisht, emocionalisht dhe psikologjikisht është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një femre. Një ditë ajo ndihet si Mary Poppins, kurse ditën tjetër është një zoçkë nga “Game of Thrones”, por përveç kësaj i duhet të përballet me veprime, që në fund të fundit janë krejtësisht normale në botën e fëmijëve.

Më poshtë do t’ju tregojmë 7 veprime që janë komplet normale për fëmijët dhe duhet t’i dini patjetër.

Pastrimi është për budallenjtë
Nuk ka rëndësi sa shumë përpiqeni të keni një shtëpi apo dhomë të pastër, ai ose ajo do t’ju vijë nga pas me një duzinë lodrash, me një kuti të kosit të frutave, me rroba të palara, me lapsa me ngjyra, me letra, me një lëng frutash që gjithmonë dhe për çudi derdhet mbi tapet ose mbi divan ose me një çokollatë që përlyen muret, objektet e rrobat.

Prandaj, mos u lodhni!

2. Këpucët janë misterioze

Nuk ju themi t’u blini shumë palë këpucë sepse fëmijët preferojnë të ecin zbathur. Ose nëse u blini dy palë këpucë, ata do të veshin gjithmonë ato që u pëlqejnë, ndërsa të tjerat do t’i mbeten historisë.

3. Prindërit do të ndryshojnë sjellje

Ju mund të jeni një person i sjellshëm, i kulturuar dhe s’keni pasur kurrë probleme me të tjerët, por në momentin që keni një fëmijë harrojini (në fakt, do t’i harroni) të gjitha. Ja një shembull:

Nëse hapni një pako patatina me qetësinë më të madhe dhe ai apo ajo ju dëgjon e vjen t’ju kërkojë pakon, ju do ta gënjeni gjithmonë! Madje do të shpikni histori nga e para saqë do t’ju duket vetja si skenarist/e Hollywood-i.

4. Ngjyrat janë të rëndësishme

Ngjyrat janë detajet më të rëndësishme për një shtëpi, objekt apo person, sipas fëmijëve.

Nëse atyre nuk u pëlqen ngjyra e një muri, ata do ta “lyejnë” nga e para.

Nëse nuk u pëlqejnë ngjyrat e divanit kanë për detyrë ta ngjyrosin nga e para.

Nëse ju nuk u dukeni tërheqës, ata do t’ju “pikturojnë” me kuptimin e plotë të fjalës.

5. Copëzat e ushqimeve janë “jetë”

Këtu na duhet të dalim në dy çështje:

Fëmijët i adhurojnë copëzat e ushqimeve që mbeten në cepat e kuzhinës dhe u vjen shumë, shumë keq t’i lënë të shkojnë dëm, kështu që nuk lënë asgjë të shkojë dëm, edhe nëse ka gati një javë që ka mbetur aty.
Fëmijët “vdesin” të lënë diçka pa ngrënë në një pjatë, pra ose harrojnë ose nuk e duan ose e lënë për ta ngrënë pas një jave apo kur t’u kujtohet.